Dasma e vitit po vjen, Jennifer Lopez drejt altarit për herë të katërt. Ja shifra e çmendur që do shpenzojë
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po planifikojnë martesën e tyre. Dhe padyshim që do jetë dasma e vitit.
Sipas një burimi për revistën “Life & Style”, çifti po merret me përgatitjet e ditës së tyre të veçantë.
JLo dhe Alex po planifikojnë të shpenzojnë një shifër prej 3 milionë dollarësh për organizmin e dasmës së tyre.
Çifti i famshëm raportohet se do shkojë drejt altarit në verë.
“2020 do jetë viti i tyre,”- tha burimi.
Por çfarë kanë në mendje këngëtarja dhe i fejuari i saj? Burimi shton se ata dëshirojnë të marrin me qira një mega jaht luksoz për të zhvilluar dasmën në brigjet e Miami ndaj nuk po kursejnë për shpenzimet.
Çifti u fejua në mars të vitit të kaluar pasi Alex i propozoi JLo në breg të detit me një unazë që vlerësohet se kushtoi 1 milionë dollarë.
Ndërsa pritet që 44-vjeçari ti dhurojë asaj në dasmë një unazë diamanti akoma edhe më të madhe.
Në listën e të ftuarve pritet të jetë edhe ish-bashkëshorti i Jennifer, Marc Anthony me të cilin këngëtarja ka binjakët, Emme dhe Max.
Kjo do jetë dasma e katërt për 50-vjeçaren. Ajo ka qenë e martuar me Ojani Noa (1997-1998), me Cris Judd (2001-2003) dhe Marc Anthony (2004-2014).