Renee një kopje e së ëmës! Nora Istrefi pozoi krah vogëlushes dhe vështirë të bësh dallimin mes të dyjave
Në historinë e çiftit Nora Istrefi-Robert Berisha, ajo që krijon urën lidhëse mes të dyve është Renee. Si Nora, ashtu dhe Roberti kanë rrëfyer se marrëdhënia miqësore mes tyre pas ndarjes është ‘meritë’ e vogëlushes.
Gjithmonë në qendër të vëmendjes, e vogla Renee tashmë është shndërruar në një zonjushë e vërtetë. Nora Istrefi ka ndarë disa momente mes saj dhe të bijës me ndjekësit në rrjet, ndërsa të dyja shihen me të njejtin model flokësh dhe buzët e lyera me të kuqe. Nga këto postime, duket se Renee e ka trashëguar bukurinë nga e ëma, e me siguri Nora nuk mund të ishte më krenare se kaq.
Vogëlushes nuk i mungon shoqëria e të dy prindërve, sepse sipas deklaratave të Robertit, ish-çifti vazhdojnë të jetojnë në një shtëpi, pavarësisht ndarjes.
News31.al