Plas sherri mes Zonjave të Para në Francë! E dashura e ish-presidentit francez i kërkon llogari Brigitte Macron

Partnerja e ish-presidentit francez Francois Hollande, aktorja Julie Gayet, raportohet se i ka dërguar një mesazh në inat e sipër Zonjës së Parë Franceze, Brigitte Macron, pasi kjo e fundit nuk e ftoi atë në një festë në Pallatin Elysée.

Por hatërmbetja nuk bazohet vetëm në mungesën e ftesës, por edhe na faktin që Brigitte kishte ftuar ish-partneren e Hollande në vend të saj.

Macron-2

Këtë ngjarje e ka raportuar revista “Paris Match”, e cila intervistoi Hollande dhe Znj Gayet dhe foli me bashkëpunëtorët e tyre edhe pse aktorja kërkoi të mos citohej direkt.

Revista raporton se aktorja, 47 vjeç, u zemërua kur zonja Macron, 66 vjeç, nuk e ftoi atë në një drekë me ish-Zonjat e Para në Pallatin Elysée në vitin 2019 – madje i dërgoi asaj një mesazh e zemëruar duke u ankuar.

Macron-3

Në festë mori pjesë Valerie Trierweiler, ish-partnerja e Hollande, të cilën ai e tradhtoi shumë publikisht me zonjën Gayet në 2014-n.

Edhe pse Gayet shmangi një rol në publik si Zonjë e Parë, ajo jetoi në Pallatin Elysée me Hollande derisa ai u zëvendësua nga Emmanuel Macron në vitin 2017.

Macron-4

Sidoqoftë, zonja Macron zgjodhi të mos e ftonte atë në drekë me ish-Zonjat e Para franceze në pallat.