Pak muaj pasi u bë nënë, Brunilda Lahe flet për vështirësitë: Askush nuk më kishte lajmëruar për dhimbjet fizike apo dhimbjet e shpirtit
Moderatoja e njohur, Brunilda Lahe, para disa kohësh u bë nënë për herë të parë. Në dhjetor të vitit që lamë pas ajo solli në jetë vogëlushen e saj të cilën vendosi ta pagëzojë me emrin, Hana.
Brunilda nepërmjet postimeve të saj e ka quajtur periudhën që po kalon si më të bukurën e jetës dhe tani që mban Hanën ne duar mban gjith botën.
Së fundmi moderatorja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shihet me të voglën duke e ushqyer me një biberon. Bashkëngjitur me postimin ajo ka dhe një mesazh ndërgjegjësimi për të gjitha nënat dhe jo vetëm. Brunilda ka treguar vështirësitë që ka kaluar në ditët e para të ardhjes në jetë të vogëlushes. Ajo ka hasur vështirësi në javët e para për shkak të qumështit të gjirit, duke zbuluar se ka përjetuar shumë dhimbje fizike dhe shpirtërore. Gjithashtu ajo motivon të gjitha nënat duke i dhënë kurajo për të bërë atë çfarë është më e mira për fëmijën e tyre dhe jo duke dëgjuar të tjerët.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: