Faton Shoshi në shoqërinë e Tunës, çpo ndodh mes tyre ?

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja Tuna Sejdiu e kaloi në shoqërinë e menaxherit të VIP-ave, Faton Shoshit.Ajo ndau në InstaStory dy foto me Fatonin, ku shfaqeshin duke qeshur me të madhe krah njëri-tjetrit, teksa konsumonin alkool dhe diçka për të ngrënë.

Faton-3

Këto foto na bënë përshtypje, pasi ishte hera e parë që Tunën e shihnim me menaxherin e VIP-ave dhe u bëmë kuriozë të dimë se ç’po kurdis dyshja.

Pasi hoqi dorë nga menaxhimi i Ledri Vulës, Fatoni mund të bëhet menaxheri i ri i Tunës, mirëpo gjithçka mbetet ende në kuadrin e aludimeve.

Këngëtarja ka vendosur të tregohet sa më diskrete me jetën e saj së fundmi, duke na lënë kuriozë për gjithçka që ndodh rreth saj.

Faton-2

Prej disa javësh, Tuna po përflitet për një ndarje të mundshme nga partneri, Patris Berisha, ndërsa ky i fundit mohoi gjithçka në një intervistë ditën e djeshme.

Për më tepër, Patrisi shpjegoi se mbiemrin e tij nga emri i Tunës në Instagram e kishte hequr menaxheri i saj.

Le t’ia lëmë kohës për të kuptuar nëse ky menaxher është “zëvendësuar” me Fatonin apo jo.