Elton John ndërpret koncertin, ja nga çfarë sëmundje vuan ai
Këngëtari britanik Elton John njoftoi se është diagnostikuar me pneumoni, ndërsa ishte në turne në Auckland, Zelandë e Re, të dielën.
Lajmin për sëmundjen e tij e dha vetë përmes një postimi në Instagram, ku i kërkonte ndjese fansave për perfomancën e tij dhe i falenderoi për mbështetjen.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncertin #EltonFarewellTour në Auckland. Unë u diagnostikova me pneumoni më herët sot, por isha i vendosur për t’ju dhënë shfaqjen më të mirë njerëzore të mundshme. Unë luajta dhe këndova me zemër, derisa zëri im nuk mund të këndonte më. Jam i zhgënjyer, i mërzitur thellë dhe kërkoj ndjesë. Unë dhashë atë që kisha.
Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe gjithë dashurinë që më treguat gjatë performancës sonte”, tha ai, duke shtuar se ishte “përjetësisht mirënjohës”.
Pneumonia është një infeksion serioz i mushkërive. Kjo e bën më të vështirë marrjen e frymës dhe marrjen e oksigjenit të mjaftueshëm.