Floriana Garo feston ditëlindjen, pamje nga festa mes miqsh
Moderatorja Floriana Garo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen. Ajo ka mbushur 33 vjeç dhe në ditën e saj të veçantë ka marrë shumë urime nga familjarët, miqtë, kolegët e fansat.
Ditën e sotme Floriana ka publikuar në llogarinë e saj të Instagramit foto të realizuara gjatë darkës së ditëlindjes.
Moderatorja ka festuar në shoqërinë e mikeshave dhe nga fotot e postuara duket që kanë kaluar një kohë të mirë me njëra-tjetrën.
Kujtojmë se moderatorja jeton prej më shumë se dy vitesh në Gjenevë me familjen dhe së fundmi është bërë nënë për herë të dytë me një djalë, të cilin e quajtën Priam.