Zef Deda përlotet kur flet për nuset e djemve

Kemi parë që prindërit të përloten kur flasin për fëmijët e tyre, por aktori Zef Deda, u emocionua kur foli në lidhje me nuset e djemve. Ai ishte i ftuar sot në E Diell në Top Channel. Kur u pyet se si e trajtojnë nuset e djemve aktori i humorit u përgjigj:

Zef-2

“Ata kujdesen për mua si aktor, që e adhurojnë ashtu si spektatori jonë simpatizant. Plus pastaj më adhurojnë si baba. Ata i kanë prindërit e tyre, por më respektojnë shumë. Dhe unë i kam bijat e mia, i respektoj si vajza se nuk kam vajza”, u shpreh ai i përlotur gjatë intervistës.

Zef-3

Aktori i humorit, ka dy djem Jul dhe Mario Dedën.

L.F-dritare.net