Të ndarë apo jo? Patris Berisha flet për herë të parë për marrëdhënien e tij me Tunën
Prej disa ditësh, në media po qarkullon lajmi se këngëtarja Tuna Sejdiu dhe partneri i saj, Patris Berisha, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Ata nuk ndiqen më në Instagram, nuk janë parë prej kohësh së bashku, nuk i uruan njëri-tjetrit Shën Valentinin dhe Tuna e ka hequr mbiemrin e partnerit nga emri i saj në Instagram.
Të gjitha këto shenja e bënë publikun të mendojë se çifti është drejt divorcit, mirëpo duket se gjërat qenkan ndryshe!
Tuna dhe Patrisi jo vetëm që s’janë ndarë, por vazhdojnë të kenë marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.
Këtë e ka treguar vetë partneri i këngëtares i ftuar ditën e sotme në emisionin “Një kafe me Labin”, ku ishte së bashku me vëllain e tij, Robert Berishën.
Patrisi tregoi se në momentin që s’do të jetë me Tunën, do ta bëjë vetë publik këtë lajm.
“Patjetër që vazhdoj të jem me Tunën, në momentin që nuk do jem edhe unë do ta bëj shumë publike se nuk është asgjë. Në momentin që ndahemi, ishalla e do Zoti kurrë mos të ndahen dy persona, por edhe nëse ndahen, nëse është për më mirë për çiftin dhe fëmijën, më mirë është m’u nda, ama në momentin që ndahemi do e bëjmë publike. Secili lufton për një lidhje të mirë po thashethemet nuk ndalen kurrë””- u shpreh ai.
Gjithashtu, Patrisi sqaroi njëherë e mirë pse mbiemri i tij mungon në emrin e Tunës në Instagram.
“Mbiemrin nga Instagrami e ka hequr menaxheri, ka lënë veç Tuna a si e kanë lënë, ku janë kapur, unë as nuk e kisha vënë re”- ka treguar Patrisi, ndërsa nga Tuna nuk kemi ende asnjë deklaratë.