Ishin në prag të martesës, boksieri shqiptar dhe modelja i japin fund lidhjes
Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi dhe modelja, Heidi Lushtaku, prej vitesh kanë qenë në një lidhje dashurie.
Ata ndanin në rrjetet sociale fotot ku i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit.
Madje ishte raportuar se boksieri dhe modelja donin ta çonin dashurinë në një tjetër nivel duke e kurorëzuar në martesë.
Por kjo mbeti një ëndërr e parealizuar për çiftin, pasi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Në rrjetet e tyre sociale zyrtare nuk ka asnjë foto të tyre së bashku. Madje nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë thjesht për një krizë apo për një ndarje përfundimtare.
Ende nuk ka një reagim nga modelja dhe boksieri në lidhje me lajmet.