Për Dafina Zeqirin, ‘dashuria nuk mjafton’ edhe pse jemi dy ditë para Shën Valentinit
Ashtu siç na kishte paralajmëruar, Dafina Zeqiri postoi para pak minutash këngën e saj më të re, “Merri krejt”.
Duke qënë se jemi në prag të Shën Valentinit, ajo që mund të pritej është një këngë e bukur dashurie, ku shprehen ndjenjat për personin e zemrës mirëpo Daffy solli një gjë komplet të kundërt.
“Merri krejt, se veç dashnia nuk mjafton” është refreni i këngës që flet për një marrëdhënie që ka marrë fund.
Këngëtarja shfaqet e veshur me të zeza, me një ‘look’ shumë të egër dhe ekstravagant ndërsa klipi ngjan si të jetë shkëputur nga një fragment filmi ‘fantashkencë’.
Nëse sapo jeni duke kaluar një ndarje dhe nuk doni të dëgjoni këngë të bukura dashurie, “Merri krejt” është perfekte për ju. Dëgjojeni më poshtë:/News31.al