Pas lajmit se aksidentoi 64-vjeçaren, reagon publikisht Ilda Bejleri

Një grua në moshën 64-vjeçare është aksidentuar ditën e sotme përballë drejtorisë së policisë në Tiranë. ‘Dritare.net’ shkroi se e aksidentuara ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës dhe se mjeti që e ka aksidentuar ishte i moderatores Ilda Bejleri.

Menjeherë pas këtij momenti ka ardhur dhe reagimi i Bejlerit, e cila ka ripublikuar lajmin duke e hedhur poshtë vërtetësinë e tij. “Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë?! Si mund të shpifin për njerëzit kështu?!”, ka shkruar Ilda krah postimit në ‘Instastory’.

Il-2

Ky lajm tërhoqi jo pak vëmendjen e audiencës, megjithatë vetë moderatorja ka treguar se asgjë nuk është e vërtetë./revistawho.com