“Ishte dashuri me shikim të parë”- Genta Ismajli drejt martesës me biznesmenin turk
Jeta sentimentale e Genta Ismajlit po komentohet shumë në media. Kjo për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk Usta.
Dhe në një intervistë për Prive, Genta ka rrëfyer sesi u njoh me të dashurin e saj.
Ajo u shpreh se janë takuar në një restorant turk dhe ishte dashuri me shikim të parë.
“Jemi njohur në një restorant. U pamë në sy dhe më duket se ka qenë dashuri me shikim të parë. Thonë se nuk ekzistoj por po ekzistoka,”- tha këngëtarja.
Media kosovare raporton se çifti po shkon drejt martesës pasi biznesmeni i propozoi Gentës në urën e Bosforit.
Ndërsa këngëtarja shprehu dëshirën e madhe për tu bërë nënë së shpejti.
“Definitivisht po, është një po e madhe po mendoj të bëhem nënë. Është një ndër dëshirat e mia më të mëdha,”– tha ajo.