“Bihter” në skena për të rritur në filmin e ri, reagon ashpër bashkëshorti
Aktorja Beren Saat u bë shumë e famshme në Shqipëri vite më parë, kur në ekranin e TV Klan u transmetua “Dashuri e ndaluar”. Në këtë serial shumë të ndjekur me rekord shikueshmërie, ajo luajtur rolin e “Bihterit”. Së fundmi aktorja 35-vjeçare po luan në një serial shumë të suksesshëm në Netflix “The Gift”. Në këtë serial Bihter ka luajtur edhe një skenë për të rritur që mesa duket nuk është pritur mirë nga bashkëshorti i saj, Kenan Dogulu. I pyetur së fundmi nga gazetarët për këtë skenë, Kenan u nxeh dhe tha: “Vetëm për këtë skenë më pyesni ju, a nuk ka ndonjë skenë tjetër”
“Kjo skenë u xhirua dhe ka mbaruar, pse pyesni vetëm për këtë gjithmonë? Ju kam thënë që jam i kënaqur me çdo gjë që bën bashkëshortja ime, mjafton?”, tha bashkëshorti i aktores./revistawho.com