Konfirmohet zyrtarisht shoqërimi në polici i modeles së njohur, flet nëna e Oriola Marashi: Ja e vërteta

Konfirmohet zyrtarisht nga burime pranë Policisë së Shtetit, shoqërimi i modeles së njohur, Oriola Marashi.

Kjo e fundit sipas burimeve zyrtare, më datë 8 shkurt, u ndalua nga forcat e rendit në rrugën “Dritan Hoxha” dhe nga kontrilli i automjetit, iu gjet dhe iu bllokua “me cilesinë e proves materiale 1.9 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa”.

Emri i njohur i ekranit shqiptar sipas policisë është referuar për hetim sipas akuzës nga neni 283/1.

Burime zyrtare pranë policisë thanë për “Panorama” se Oriola Marashi u ndalua ishte e shoqëruar nga J. Kurti dhe E. Krasniqi.

Mësohet se modelja ka thënë për efektivët që lënda narkotike është për përdorim vetjak dhe se ajo është përdoruese prej rreth një viti.

Madje Oriola ka nënvizuar se shoqëruesit e saj në makinë nuk dinin gjë për këtë.

***

Ndërkohë, pas lajmit ka reaguar edhe mamaja e saj. Në një komunikim me “Gazeta Shqiptare“, nëna e modeles, Xhoi Jakaj, e indinjuar me lajmet që qarkullojnë online shprehet se gjthçka është trillim nga dashakeqësit dhe se Oriola nuk ka sesi të jetë ndaluar nga policia mbrëmë, pasi gjendej në Vjenë, ku dhe vijon të jetë.

“Është një trillim i shëmtuar. Nuk ka asgjë të vërtet. Oriola nuk është ndaluar as mbrëmë as kurrë nga policia. Ajo prej disa ditësh gjendet në Vjenë ku është e angazhuar me projekte të reja në fushën e modelingut. Gjithçka është një shpifje për ta dëmtuar. Këto lajme kemi vendosur ti ndjekim penalisht. Do të ketë një padi për cilindo që ka publikuar këtë lajm krejtësisht të pavërtet”, ka thënë Jakaj për GSH, duke i dhënë fund lajmit që ka shkaktuar ‘tërmet’ në rrjetet sociale.