Bëhen publike mesazhet e Albanit të “Përputhen” me një vajzë të panjohur me të cilën do të bëjë një fëmijë

Sërish në “Përputhen” ndodhën gjëra që nuk priteshin. Javës që kaloi ishte Eno ai që u përjashtua nga rubrika pasi u ‘kap mat’ duke u puthur me një vajzë tjetër, ndërsa ditën e sotme ishte Albani ai i cili ka shkelur rregullat e programit.

Në nisje të rubrikës, dolën në ekran disa foto të bisedës së Albanit me një vajzë e cila jeton jashtë shtetit e që kërkon të bëjë fëmijë me të në këmbim të parave dhe letrave.

Alban-2

Albani tregoi në studio se kërkesën e vajzës e ka parë tek postimi i Olti Currit i cili e kishte shpërndarë në faqet e tij online.

Kjo situatë shkaktoi debate të shumta në studio ndërkohë që Albani mori përsipër fajin për atë që kishte bërë. Javën që vjen pritet të merret vendimi i produksionit për shkeljen e rregullit nga ana e Albanit./News31.al