Mesazhi që i dha fund martesës së Pamela Anderson
Martesa e gjatë 12-ditore e Pamela Anderson me Jon Peter përfundoi përmes një mesazhi.
Anderson kaloi pesë ditë në shoqërinë e Peter, përpara se ky i fundit t’i jepte fund. Burime për Us Weekly thanë se Peter i kërkoi Pamela-s që të shpërngulej në shtëpinë e saj në Kanada. Në mesazh, ai përshkruante “festën e bukur dhe të mrekullueshme të dashurisë së tyre”, por theksonte se “martesa e kishte frikësuar”.
“Më bëri të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie të cilën e njeh gjithë bota,” i shkroi ai aktores. “Prandaj, mendoj se është gjëja më e mirë që të ndahemi dhe unë të largohem disa ditë e mbase ti duhet të kthehesh në Kanada. Mendoj se duhet të shkojmë në rrugë të ndryshme. Shpresoj të më falësh.”
52-vjeçarja iu përgjigj me emoji me puthje dhe me një “të kam falur”. Mendohet se arsyeja pse producenti i “A star is born” i dha fund lidhjes qenë paratë. “Jon e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke prodhuar filma dhe ka një pasuri të konsiderueshme, e cila është e gjitha për fëmijët e tij. Ai e kuptoi që martesa me Pamela-n do të kishte ndikimin e vet ndaj nuk ishte i përgatitur për të marrë një rrezik të tillë”.