“Kam qenë mashtrues dhe egoist”, triumfoi në Oscar, “Joker” bën jehonë me fjalimin prekës dhe nuk harron kafshët: Ne i vjedhim fëmijën lopës…
Më mirë sesa Joaquin Phoenix nuk mund ta ripërsërisë askush këtë fjalim kaq unik, ku pavarësisht çdo arritjeje dhe së fundmi kësaj fitoreje të madhe në karrierën e tij, aktori vë në pah përveç të drejtave të njeriut, edhe ato të kafshëve. Ai shpjegon sesi përfitojmë ne prej tyre pa mëshirë, ndërkohë që edhe kafsha, një lopë, një qengj dhe çdo specie tjetër në rruzullin tokësor ka jetë, është një frymor.
Fjalimi i plotë i Phoenix:
Ju jam shumë mirënjohës, megjithëse nuk e ndjej veten mbi kolegët e tjerë në këtë sallë të nominuar për këtë çmim, sepse ne ndajmë të njëjtën dashuri…dashurinë për filmin. Pasioni dhe dashuria për filmin më ka dhuruar një jetë të jashtëzakonshme dhe unë nuk mund ta imagjinoj dot se ku mund të isha pa të.
E megjithatë unë mendoj se dhurata më e madhe që më është dhënë mua, ashtu si edhe shumë të tjerëve në këtë ‘industri’ është mundësia të përdorim zërin tonë për ata që nuk munden. Unë kam menduar për disa nga çështjet shqetësuese me të cilat po përballemi të gjithë bashkërisht.
Ndonjëherë, ndjejmë, ose duket sikur ndjejmë që mbrojmë çështje të ndryshme, por unë shoh një të përbashkët. Kur flasim për barazinë gjinore, luftën kundër racizmit, apo të drejtat themelore, të drejtat e indigjenëve, të drejtat e kafshëve ne të gjithë flasim për luftën kundër padrejtësisë.
Ne po flasim për luftën kundër besimit se një komb, një popull, një racë, një gjini, një specia ka të drejtë që të dominojë, përdorë apo kontrollojë një tjetër pa u ndëshkuar.
Unë mendoj se jemi shkëputur shumë nga bota natyrore. Shumë prej nesh janë fajtorë për një botëkuptim egocentrik, dhe ne besojmë se jemi “qendra e universit”. Ne hyjmë në botën natyrore dhe e plaçkitim atë për burimet e saj. Ne ndihemi të drejtë të inseminojmë artificialisht një lopë dhe të vjedhin fëmijën e saj. Pastaj marrim qumështin që ajo prodhon, që në fakt është krijuar për viçin e saj, por ne e përdorim për kafenë dhe drithërat që hamë në mëngjes.
Kemi frikë nga ideja e ndryshimit personal, sepse mendojmë se duhet të sakrifikojmë diçka, të heqësh dorë nga diçka.
https://www.youtube.com/watch?v=1uxo2PtOWpA&feature=emb_title
Unë mendoj se jemi shkëputur shumë nga bota e vërtetë, nga bota natyrale. Shumë prej nesh janë fajtorë për këndvështrimin egocentrik të botës që na rrethon, duke besuar që ne jemi në qendër të saj, në qendër të universit. Shkatërrojmë natyrën për burimet e saj. I japim vetes të drejtë që të inseminojmë një lopë dhe më pas t’i grabisim të voglin që ajo lind, edhe pse vajtimi i saj na shurdhon në vesh. Më pas i vjedhim qumështin që duhej të ishte për të voglin e saj dhe e përdorim tek kafet e drithërat që hamë.
Na tmerron ideja e ndryshimit personal, na tmerron ideja që të sakrifikojmë diçka, na tmerron ideja që të heqim dorë nga diçka. Por njeriu është krijues dhe unë jam i bindur se ne të gjithë bashkë mund të krijojmë dhe zhvillojmë sisteme që mund të sjellin ndryshimin për mirë për të gjithë frymorët dhe mjedisin.
Kam qenë i pandershëm, i pangopur, egoist dhe ndonjëherë edhe mizor dhe person problematik në punë dhe unë ju jam shumë mirënjohës shumë prej jush në këtë sallë që më keni dhënë një mundësi të dytë. Kur mbështesim njëri-tjetrin, kur përkrahim njëri-tjetrin mendoj se japim më të mirën tonë. Nuk e bëjmë këtë kur ndëshkojmë njëri-tjetrin për gabimet e së shkuarës, por kur ndihmojmë njëri-tjetrin që të rritet, kur edukojmë njëri-tjetrin, kur udhëzojmë njëri-tjetrin drejt pendesës, shpengimit.
Vëllai im (River), kur ishte 17 vjeç, i shkruajti këto vargje: Vraponi drejt shpëtimit me dashuri dhe paqja do të pasojë.
Një natë më parë në Los Angelos u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmi, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Në përvjetorin e 92-të të Oscars, “Parasite” ka shënuar historinë, si filmi më i mirë i huaj për vitin 2020, duke rrëmbyer çmimin e madh. Gjithashtu Bong Joo ka rrëmbyer çmimin si regjisori më i mirë. Ndërsa aktori më i mirë për këtë Oscars është shpallur Joaquin Phoenix për rolin e tij në filmin ‘JOKER’. Phoenix la pas edhe Brad Pitt, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë, në rolin dytësor. Pa trofe nuk doli as Elton John, pasi fitoi çmimin e këngës më të mirë.
Burimi: TheGuardian
A.C/Dosja.al