Agron Llakaj përze nga puna mikun e tij të ngushtë, zbulohet arsyeja

Dy aktorët shumë të dashur për publikun shqiptar, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli përveçse kolegë të të njëjtit profesion, janë edhe miq shumë të mirë.

Dhe së fundmi ato ishin të thirrur në emisionine mbasdites në Vizionplus për të folur për bashkëpunimin e tyre më të ri, emisionin ‘Fake Off’.

Gon-2

Gjitashtu ata kanë treguar shumë dhe rreth marrëdhënies së tyre jashtë kamerave.

Mes të tjerash Xhevahir Zeneli zbuloi se Agron Llakaj është shumë strikt me oraret dhe asnjë nuk mund të futet në mbledhjen e “Al Pazar” me vonesë.

Kur jemi në punë, është ora 10, unë shkoj në 10:01 minuta, i them mirëmëngjes dhe iki se jam i përzënë. Është e vërtetë për Zotin. I them bëje më mirë me mua dhe të mësojnë këta të rinjtë. Se me mua edhe pajtohet, se ky brezi i ri do pak disiplinë se kur përzuri Xhevon do thonë mendo ne të tjerët. Në orën 10:01 minutë vetëm karrigia e Gonit është bosh por edhe unë jam munduar që mos ti lë shkas si mik, se po abuzova unë mendo të tjerë” është shprehur Xhevahiri.