“Xhanvi” flet për jetën private: Kam zgjedhur gjithmonë njeriun e gabuar
Aktorja Mreenal Deshraj u bë shumë e njohur në Shqipëri nga seriali “Bixhoz me dashurinë” ku luante rolin e Xhanvit. Aktorja së fundmi në një intervistë ka folur për jetën private dhe është shprehur se nuk ka patur shumë fat në dashuri. “Nuk kam pasur kurrë fat në dashuri dhe gjithmonë kam zgjedhur personin e gabuar.
Kam dashur të martohem, por ka qenë vetëm ideja ime besoj. Ish të dashurit e mi nuk donin që lidhja të përfundonte por as nuk donin të bënin një hap më shumë drejt fejesës apo martesës. Çdo ndarje ka ndikuar tek unë dhe kam pasur një periudhë ku as nuk takoja njerëzit. Tani jam beqare dhe e lumtur. Nuk kam më kohë për emocione”-është shprehur aktorja. Pavarësisht lëndimeve që ka pasur në dashuri ajo është shprehur se ende beson tek martesa. “Po pres të duhurin tani”-përfundoi aktorja./revistawho.com