E mbani mend Marielin e “Big Brother 4”, nuk do e besoni me çfarë merret sot

Me siguri, e keni përdorur për shumë kohë shprehjen e famshme të “Big Brother Albania 4” ‘nxirre luanin Mariel’.

Marieli ka qenë një ndër protagonistët e edicionit të 4-ët të ‘Big Brother’.

Dhe me siguri e mbani mend dhe për karakterin e veçantë dhe për lidhje me shkodranen, Mirjeta.

Mariel-2

Pas daljes nga shtëpia më e famshme ai i është kthyer sportit me të cilin ishte marrë që prej moshës 17-vjecare, Wrestling.

Ai nuk u pa më asgjëkundi dhe prej vitesh nuk dihej çfarë bëhej me të.

Por sipas ‘Xing.al’ ish banori është tërhequr nga  ringu por jo nga sporti  i Wrestling (thënë në zhargon, keçi).

Ai është trajner i brezit të ri të sportistëve në Vicenza, ku jeton me familjen.

Mariel-3

Sa i takon jetës private, pas historisë me Mirjetën, që mbaroi menjëherë pas “Big Brother”, 30-vjeçari u përpoq ta mbajë të fshehtë, por pas një fejese gati dy-vjeçare, Marieli 1 vit më parë nisi të bashkëjetojë me partneren e tij shqiptare, bashkëjetesë e cila nuk dihet nëse vazhdon ende.