“Një premtim ndaj vetes”, Alketa Vejsiu parashikoi ngjitjen në skenën e Sanremo
Prezantimi në Festivalin e San Remo padyshim ishte një ëndërr në sirtar e Alketa Vejsiut që ju bë realitet këtë vit.
Por moderatorja, e shumë emisioneve shqiptare, e kishte parashikuar këtë e vite më parë.
Ajo publikoi një video ndërsa shprehej se do e realizonte një ditë ëndrrën e prezantimit në San Remo
“Ëndrra ime më e madhe është të prezantoj festivalin e San Remo. E di që do e realizoj një ditë,”– tha moderatorja.
Ndërsa në përshkrimin e videos u shpreh se këtë gjë e kishte thënë 3 vite më parë.
“3 vjet me pare e kisha thënë këtë! Si një premtim ndaj vetes, si një bast profesional por mbi te gjitha si një ëndërr,”- shkroi Alketa.
Ajo do moderojë në festivalin e madh të muzikës italiane mbrëmjen e së enjtes (6 shkurt).
“Do te jete edhe Shqipëria me mua,”- shtoi Alketa.
Ndërsa zbuloi se për herë të parë San Remo do transmetohet edhe në RTSH, për shkak se do jetë edhe ajo prezantuese.
“Mund ta shihni edhe ne Radio Televizionin Shqiptar transmetimin e nates! Neser dt 6 Shkurt, Nata e 3!”- shtoi ajo.