Arrestohet gruaja e kryeministrit, akuzohet se vrau gruan e parë të tij
Gruaja e kryeministrit të Lesotos, një shtet në Afrikën e Jugut, është akuzuar se ka vrarë gruan e mëparshme të tij.
Maesaiah Thabane është marrë në pyetje nga policia, ndërsa gruaja e mëparshme e kryeministrit, Lipolelo Thabane, u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru, në vitin 2007.
Fillimisht u dyshua se ajo ishte qëllua nga persona të panjohur, por faktet të reja të zbuluara sollën dyshime mbi bashkëshorten e re të kryeministrit. Pas urdhër-arrestit, 42-vjeçarja u arratis jashtë vendit, por u vetëdorëzua pas një marrëveshje mes avokatëve të saj dhe policisë.