Policia italiane i kapi duke shitur kokainë live, grupi i shqiptarëve përfundojnë në pranga. Ja skema që përdorte banda dhe sa euro fituan
Mëngjesin e ditës së sotme tre të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur duke shitur kokainë në një provincë italiane.
Mediat fqinje raportojnë se shqiptarët 23, 29 dhe 33-vjeç kishin një biznes të konsoliduar tashmë, pasi shisnin kokainë, në të gjithë Valle Sabbian, si dhe në disa komuna të Liqenit të Gardës.
Hetimet për ndalimin e tregtimit të kokainës nisën rreth një vit më parë, pas një kontrolli rutinë në rrugët e Valle Sabbia.
Në qershor 2018, karabinierët Vobarno kishin parë një shkëmbim live të drogës. Një nga tre shqiptarët që përfunduan në telashe ishte rënë në sy, ndërsa, , teksa në makinën e tij po i jepte një dozë kokainë një konsumatori italian.
Pas kontrollit, ushtria kishte gjetur 3 gram pluhur të bardhë dhe 2600 euro para të thata.
Që atëherë, policia punoi për rindërtimin e skemës së trafikimit të drogës.
Skema
Nga dëshmia që i morën italianit që bleu kokainën, policia zbuloi se i riu shqiptar nuk operonte vetëm, por ishte pjesë e një grupi të organizuar.
Njëri nga të tre kishte precedentë të mëparshëm kriminale.
Siç u tha më lartë ata kishin ndërtuar një biznes të vërtetë me shitjen e kokainës. Sipas asaj që del nga hetimet, nga 2016 deri në fillim të vitit 2019, të tre shqiptarët kishin shitur qindra e qindra doza, që kapnin vlerën e rreth 80 mijë eurove.
Policia po heton në gjendje të lirë edhe të dashurën e 23-vjeçarit. Bëhet fjalë për një 22 vjeçare shqiptare, e cila punoi për promovimin e punës së të dashurit të saj duke ia lehtësuar shitjen e kokainës.