Ferro shpëthen në lot pas perfomancës në “Sanremo”: Shkatërrova gjithçka!
Këngëtari i njohur Tiziano Ferro performoi në natën e parë të festivalit të famshëm italian “Sanremo”, i cili pritej prej disa ditësh me padurim.
Ai këndoi “Almeno tu nell’universo”, këngë që u performua në festivalin e vitit 1989 nga Mia Martini.
Por diçka nuk shkoi sic duhet dhe shkak mund të jenë emocionet e mëdha. Në përfundim, këngëtari shpërtheu në lot dhe me mikrofon në dorë i tha prezantuesit:
“Shkatërrova gjithçka”. Pavarësisht kësaj, duartrokitjet e publikut nuk munguan për asnjë moment.
Më pas, Tiziano tha se ishte një ndër këngët më të vështira dhe nuk ia doli dot, por të paktën e provoi.