Miratohet qeveria e re, Albin Kurti zyrtarisht kryeministër i Kosovës
Është votuar me 86 vota pro dhe 10 abstenim qeveria e re e Kosovës, me kryeministër kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin.
Mësohet se të gjitha partitë opozitare kanë bojkotuar seancën parlamentare pak minuta para se të votohej qeveria e re.
Kabineti qeveritar do të përbëhet nga 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
Ndërkohë zëvendëskryeministri i propozuar nga LDK-ja është Avdullah Hoti dhe nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi./News31.al