Reagimi i ashpër i Flavio Qarrit për vajzat që zhvishen në Instagram: “10,000 vite njerëzim dhe ti zgjedh të bëhesh k*rvë”

Tema e diskutimit e kësaj të shtune në “Pop Culture” ishte: “Zhveshja në Instagram! Bukuri apo vulgaritet?“.

Niko Komani, Redona Koçi, Zhaklina Lekatari, Flavio Qarri dhe Kilda Hysenbegasi ishin të ftuarit që diskutuan ne emision mbi këtë temë.

Diskutimi ishte mjaft i nxehtë dhe Flavio u shpreh kundër këtij fenomeni duke thënë se në Shqipëri është përhapur një epidemi kuç*lliku, edhe se rëndom në portale shkruhet për djem që merren me drogë dhe për vajza të cilësuara nga Flavio si “putana”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, të pyetur nga Dojna se nëse zhveshja në Instagram është liri personale apo biznes, Zhaklina dhe Flavio kanë qenë të mendimit se Instagrami është kthyer në biznes eskortash. Në këtë pikë ka ndërhyrë Kilda, e cila ka thënë:

Pse duhet ti quajmë eskorta kur poston foto me bikini ndërkohë që mund të jetë duke reklamuar një bluzë”

Sa më pëlqen kjo fjala eskortë, është një fjalë kryevepër, pse nuk ju themi siç e kanë emrin ku*vë. 10 mijë vite njerëzim dhe të zgjedhësh të bëhesh kurvë, zemra ime pse nuk mendon të bëhesh një gjë tjetër“- ka përfunduar Flavio fjalën e tij./News31.al