A do të martohet Armina dhe Shkëlzeni këtë vit?

Mbrëmjen e kaluar agjenti i ‘Thumb On’ ka thënë se shumë shpejt dikush do të martohet. Bëhet fjalë për bloggeren bukuroshe Armina Mevlani dhe partnerin e saj Shkëlzen Berisha. Sipas tij ata do të martohen këtë pranverë në Itali dhe pritet të jetë një dasmë madhështore e me shumë të ftuar VIP.

Kujtojmë se Armina në fillim të këtij viti në emisionin “Shiko kush luan”, teksa u pyet për dasmën, tha se këtë vit nuk do të ketë duke zbuluar dhe arsyen pse. “Duhet të jemi të dy gati dhe kjo do kohë organizimi. Në 2020 nuk ka dasmë!”, u shpreh ajo. Nuk dihet nëse Armina kërkon të jetë mjaft e rezervuar apo nëse në të vërtet nuk do të ketë dasmë, megjithatë gjithçka pritet të zbulohet në vijim.