Romeo Veshaj flet për mardhënien me Agron Llakaj

Në tetor të vitit që lamë pas, aktori i humorit, Agron Llakaj, shprehu gjatë një interviste hatërmbetjen e tij kundrejt vëllezërve Veshaj.

Sipas aktorit, pas largimit nga “Al Pazar”, dy binjakët as nuk e kanë marrë në telefon dhe s’janë treguar më të interesuar për emisionin që i hapi rrugën drejt suksesit.Në tonin e tij vihej re zhgënjim, mirëpo duket se gjërat mes kolegëve janë rregulluar.

Në një intervistë për “Thumb On”, Romeo Veshaj ka rrëfyer ndër të tjera edhe raportin e tanishëm me Agron Llakajn.

Romeo ka treguar se marrëdhënia e tyre me Llakajn është e fortë dhe madje komunikojnë shpesh për të ndarë ide së bashku.

“Pati përlotje po të shikosh puntatën e parë si për ne edhe për Gonin sepse unë realisht përlotem sepse kam kaluar një pjesë shumë të rëndësishme të jetës sime aty. Marrëdhënia ime me Gonin është e fortë. Sot ndajmë shumë ide bashkë, më tregon një material i tregoj unë, shkëmbejmë ide dhe duam shumë të flasim me njëri-tjetrin. Kjo është shumë gjë e bukur.”- tregoi Romeo.