Marina Vjollcën nuk e kishit parë asnjëherë kështu

Sezoni i ri i ‘Klanifornia’ nisi mbrëmjen e sotme në ekranin e ‘Tv Klan’ duke sjellë pranë teleshikuesve si çdo herë tjetër shumë humor. Ndryshe nga çdo herë tjetër, moderatorja e programit, Marina Vjollca ka vendosur ta hapë mbrëmjen e humorit me një performancë unike duke kërcyer së bashku me trupën e baletit.
Kjo ka qenë hera e parë që Vjollca shfaqej së bashku me trupën e baletit me një koreografi të personalizuar, për të cilën ishte kujdesur Albi Nako.
Ndjekësit e ‘Klanifornia’ kanë lënë një sërë komentesh pozitive në llogarinë e Marinës duke e komplimentuar për performancën e saj mjaft tërheqëse./revistawho.com