“Për dikë që ka ikur…” dedikimi i Mateus Frrokut na lë të kuptojmë se diçka ka ndodhur
Mateus Frroku është një single “i diskutuar”…
Po themi i diskutuar pasi asnjëherë nuk thotë qartazi nëse është në një lidhje dashurie, apo është beqar i lirshëm për të flirtuar dhe ngacmuar nga vajzat që ndoshta i kanë apo i ka vënë syrin. Ka një arsye përse Mateusi po na konfuzon gjithnjë e më shumë: thuhej se ishte në një lidhje me një vajzë që shihej shpesh në Tv Klan gjatë kohës që ai ishte pjesë e Dance With Me, por nga ana tjetër Mateusi as pohon as mohon gjë. Dyshimet shtohen edhe nga postimet e tij në Instagram që flasin për puthje aeroportesh.
“Në aeroporte janë parë puthje shumë herë më të zjarrta se ato të dasmave.” shkruan ai.
Ndërkohë që pak më parë ka zbuluar një dedikim “për dikë që ka ikur”…
Mateusi po jeton nje lidhje në distancë?
Po përjeton një ndarje?
Apo i këndon dikujt që ka ikur shumë kohë më parë?
Gjithsesi misterin e kësaj të fundit do e mësojmë të hënën me shpresën se mes vargjeve të këngës së tij të re do ketë detaje të lexueshme se çfarë po e bën kaq melankolik këtë djalë./Blitz.al/