Gjërat që nuk dinim më parë për partneren e Ledri Vulës, Sara Hoxha
Edhe pse nuk e kanë konfirmuar asnjëherë lidhjen e tyre, reperi Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar. Ata të dy kanë zgjedhur të heshtin për romancën e tyre duke e përjetuar atë në privatësi mirëpo fotot dhe videot që qarkullojnë online i kanë nxjerrur zbuluar.
Tashmë Sara është një personazh mjaft i dashur në Instagram aty ku së fundmi e ka bërë dhe profilin publik në mënyrë që të gjithë të shohin fotot nga përditshmëria e bukuroshes dhe udhëtimet e shumta që bën. Kurioziteti është shumë i madh për Sarën duke qënë se është dhe partnerja e një prej reperve më të kërkuar në vend. Së fundmi ajo ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit e saj në InstaStory, ku është përgjigjur pyetjeve të bëra duke na zbuluar shumë gjëra qe nuk i dinim për të.
Sara ka lindur në Zvicër, është 27 vjeç, dhe është 1.64 cm e gjatë. Mes “Samsung” dhe “Iphone” ajo zgjedh këtë të fundit, madje tregoi se fotot e saj i rregullon vetëm me efektet e telefonit, ndonjëherë përdor programin “VSCO”.
Sara nuk e frekuenton palestën, nuk përdor fare krem për fytyrën e saj (fondatinë), madje as nuk shikon televizion shqip.
Ahh se harruam…Sara dëshiron që në të ardhme të ketë 4 fëmijë!