Del e vërteta/ Kryeministri luan rolin e dajës së Ermal Mamaqit dhe i fal gjysmën e qirasë së Pallatit të Kongreseve
U mbajt për pak kohë sekret prania e Kryeministrit Edi Rama në filmin e ri me regjizor Ermal Mamaqin “I love Tropoja”, si personazh i këtij realizimi. Në premirën e filmit të mërkurën në Pallatin e Kongreseve, të ftuarit VIP e panë me sytë e tyre mbylljen e filmit me shfaqjen e Ramës me një paruke me flokët e gjata. Një “personazh i fortë”, nga ata që nuk e zbatojnë ligjin në film ai luan rolin e dajës së personazhit të Ermal Mamaqit, një djali të urtë, por që merret peng në Tropojë për ta martuar me zor. E ëma e Ermal Mamaqit në film, që luhet nga Pranvera Veizi i kërkon ndihmë “dajës” Edi Rama, për të liruar nga pengmarrja djalin e tyre të cilin po e martojnë me zor. Atëherë Rama niset drejt vendit ku organizohet dasma. Shqyen derën duke i rënë me shkelm ndërsa thotë: Nuk ka bir k*rve të më martojë nipin me zor!” Por çdo të thotë të kesh Kryeministrin e vendit aktor në film? Natyrisht që ke privilegje të mëdha, ashtu siç e provoi vetë Mamaqi. Një producent i njohur ka dërguar një mesazh në“Story.al” ku ka zbuluar të vërtetën që fshihet pas këtij bashkëpunimi. Sipas tij, kostoja e qirasë për shfaqjen e filmit në Pallatin e Kongreseve ka shkuar 11 milionë lekë në ditë. Por sipas të njëjtin burim nga shuma totale 154 milionë lekë, Ermali ka paguar vetëm 50 për qind të vlerës, pasi 50 për qind ia ka bërë dhuratë “daja” që luantë në film, pra vetë Kryeministri, Edi Rama. Natyrisht që kjo tingëllon absurde, pasi në këtë vend ku pagat e aktorëve të Teatrit Kombëtar janë skandaloze, dhe projektet për artin mbeten dora e fundit në punët e Qeverisë. Ndërkohë ndryshe ndodh në një film ku luan vetë Kryeministri, pasi aty paguhet çdo gjë super. Madje producenti i filmit që është një projekt privat, përfiton dhe ulje në një insitucion shtetëror si Pallati i Kongreseve. Çfarë kanë për të thënë regjisorët apo aktorët e njohur për këtë fakt, ndërkohë që me pagat që marrin s’ia dalin dot të mbulojnë as kërkesat e minimumit jetik, e jo më të bëjnë jetë VIP-ash për të shkëlqyer në premierën e rradhës së Mamaqit?! /Story.al