ISHP këshilla qytetarëve: Si të mbroni veten nga koronaviruset
Instituti i Shëndetiti Publik ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes dhe të ruajnë veten nga sëmundje t eshkaktuara nga koronaviruset.
Në një postim në Facebook, ISHP shkruan se primare është pastrimi i shpeshtë i duarve gjatë ditës.
“Mbroni veten dhe të tjerët nga sëmundjet e shkaktuara nga Koronaviruset duke filluar me larjen e duarve. Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli“, shkruan ISHP./Gazeta Liberale