“Tirana e Nonës”, Fevziu: Historia e mënyrës se si është formuar shteti shqiptar
“Tirana e Nonës” është libri i fundit i gazetarit Blendi Fevziu, i cili u prezantua pak kohë më parë për lexuesin shqiptar. Libri tregon rrugëtimin mbresëlënës të familjes së gazetarit. Në sfondin e ndodhive familjare zhvillohet historia e Shqipërisë, çka e bën këtë libër të rëndësishëm, edhe në aspektin e historisë së Tiranës dhe Shqipërisë. Blendi Fevziu ishte i ftuar në Dita Jonë.