VIDEO/ Incident në premierën e filmit të Ermal Mamaqit, të rinjtë hedhin fletushka: “Shqipëria digjet, Rama….”
Ndërsa mbrëmjen e djeshme po zhvillohej premiera e filmit të aktorit Ermal Mamaqi, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, një grup të rinj kanë hedhur fletushka në hollin e Pallatit të Kongreseve.
Në fletushka, shkruhet: “Shqipëria digjet, Rama krihet”.
Të rinjtë kanë shkasë nga banorët e prekur nga tërmeti që jetojnë ende në çadra dhe përkrah tyre në fletushka kanë vendosur kryeministrin Rama me flokë të gjata në film, që luan rolin e dajës së personazhit kryesor.