Aktorja tregon sakrificën dhe premtimin që i dha Ermal Mamaqit që t’i jepte rolin në film

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të treguar disa nga prapaskenat e filmit “I Love Tropoja”, që e kishte pikërisht sonte premierën.

Përpos tij, në emision ishin ftuar disa nga aktorët e filmit, ndër ta aktorja e njohur Arjola Demiri që kishte rolin kryesor në film. Ajo ka treguar se është shumë e lumtur që ju besua ky rol sa në fillim fare nuk e besonte. Madje Arjola ka treguar edhe sakrificën që bëri vetëm për hir të rolit.

Arjola-2

“Në Instagram kisha dalë shumë e dobët. Dihet ky pozicioni dhe nuk kishte dal ky krahu i muskutjerës këtu. Ermali ishte fiksuar tek krahu dhe më thotë ‘Arjola qënke shëndoshur pak’ dhe i thash pak fare, nëse ma jep rolin unë të premtoj që do ha vetëm gjethe sallate dhe për 30 ditë kam ngrënë vetëm gjethe sallate”, ka treguar Arjola Demiri duke qeshur./K.C/dritare.net