Irina Shayk tregon për vështirësitë që po kalon si një nënë single

Në një intervistë për “British Vogue” modelja ruse ka folur për herë të parë mbi jetën e saj të re si një nënë single dhe u shpreh se ndonjeherë gjërat bëhen shumë të vështira.

Edhe pse 34-vjeçarja ka kujdestari të përbashkët mbi vajzën e saj Lea, ajo ndjen se të qenit një nënë single nuk është aq çliruese sa duket.

Irina-2

“Ndonjëherë zgjohem në mëngjes dhe pyes veten se çfarë dreqin po bëj. Ndihem sikur jeta ime po rrënohet” -tha ajo gjatë intervistës.