VIDEO/ “Ishte jo i lehtë”- Si u përjetuan ‘live’ lëkundjet e tërmetit në studion e emisionit
Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 5 të shkallës rihter goditën sot vendin, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.
Epiqendra ishte Hamallaj, ndërsa lëkundjet e forta u ndjen fuqishëm në Durrës Tiranë dhe disa qarqe të tjera.
Ndërkohë, në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, drejtuesi i emisionit, Sokol Balla dhe të ftuarit e përjetuan tërmetin ndërsa ishin live në transmetim.
“Përjetuam një tërmet jo të lehtë. Presim raportimet e gazetarëve”, tha Balla.