Aksidenti tragjik, Kobe Bryant dhe bashkëshortja e tij nuk udhëtonin kurrë në helikopter së bashku. Marrëveshja që kishin bërë
Kobe Bryant përdorte helikopterin për të udhëtuar, por ai dhe bashkëshortja e tij kishin rënë dakord që asnjëherë nuk do fluturonin së bashku.
“Ai dhe Vanessa kishin një marrëveshje që kurrë nuk do të fluturonin me një helikopter së bashku,”– tha një burim për People.
Ndërsa burimi nuk ka zbuluar arsyen e kësaj marrëveshje.
Bryant vdiq së bashku me vajzën 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë në aksidentin ajror të së dielës.
Ai la pas bashkëshorten me të cilën u martua në vitin 2001 dhe vajzat Natalian, 17 vjeç, Biankën, 3 vjeç dhe Caprin, që lindi në qershor 2019.
Ylli i NBA dhe vajza e tij po udhëtonin drejt një loje basketbolli për të rinj që do zhvillohej në momentin kur helikopteri u përplas.
Aksidenti rezultoi tragjik për të gjithë personat në bord.
Bryant tha se filloi të udhëtonte me helikopterë kur luante ende për Los Angeles Lakers si një mënyrë për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe për të shmangur trafikun.