“Dear basketball”/ Letra e lamtumirës nga Kobe Bryant: Unë rashë në dashuri me ty dhe të dhashë gjithçka

Kobe Bryant në momenti që vendosi të largohet nga sporti i basketbollit kishte shkruar një letër me titullin “I dashur basketboll”.

Me këtë titull niste letrën, ku shprehte dashurinë e tij për basketbollin, sportin të cilin e bëri atë të pavdekshëm, ku arriti ti fitoj 5 tituj kampionë në karrierën e tij me Lakers.

Pasi që mbylli karrierën, Kobe e transformoi letrën e tij të lamtumirës në një film vizatimor për fëmijë, me një mesazh motivues për të rinjtë e sotëm, ku më zërin e tij lexonte tekstin.

Ky film u prezantu në ditën kur Laker tërhoqi fanellat me numrin 8 dhe 24, fanella të veshura pikërisht nga Bryant.

Filmi “Dear Basketball”, fitoi vjet çmim Oskar në kategorinë e filmave vizatimorë me metrazh të shkurtër.

Letra e plotë:

Kobe Bryant
RETIRED
NOV 30 2015
Dear Basketball,

Nga momenti kur unë fillova të vishja çorapet e gjata të babait tim, dhe të hidhja kosha imagjinarë, fitues, në forumin e madh perëndimor, e dija që një gjë ishte e vërtetë: unë rashë në dashuri me ty.

Një dashuri kaq e thellë sa që unë të dhashë gjithçka. Nga zemra dhe trupi, nga shpirti.

Si një djalosh gjashtë vjeçar, thellësisht në dashuri me ty, unë nuk e pashë kurrë fundin e tunelit. Unë vetëm pashë veten, të dilja prej një tuneli.

Dhe kështu unë vrapoj, vrapoj poshtë e lartë, në çdo fushë basketbolli, pas çdo topi të hedhur. Ti më kërkove një gjuajtje, unë të dhashë zemrën time, sepse kjo erdhi me shumë më tepër.

Unë luaja pavarësisht djersës dhe dhimbjes, jo sepse sfida më thërriste mua, por sepse ti më thërrisje mua. Unë bëja gjithçka për ty, sepse kjo është ajo që bëhet kur dikush të bën të ndjehesh aq i gjallë sa ti më bëre mua.

Ti i dhe një gjashtë vjeçari ëndrrën e tij të Lekers, dhe unë gjithnjë do të të dua ty për këtë arsye. Por unë nuk mund të të dua pa kushte për më gjatë. Ky sezon është gjithçka më ka mbetur për të dhënë.
Zemra mund të vazhdojë të rrahë

Mendja ime mund të pranojë idenë, por trupi im e di se kjo është koha për të thënë lamtumirë.

Dhe nuk ka problem

Unë jam gati të të lë ty të shkosh

Unë dua që ti ta dish tani

Në mënyrë që të ruajmë çdo moment që na ka mbetur bashkë

Të mirë dhe të keq

Ne i kemi dhënë njëri tjetrit gjithçka që kemi

Dhe ne të dy e dimë, pavarësisht se çfarë unë do të bëj më pas, do të jem gjithnjë ai fëmija me çorapet e gjata

Koshi i plehrave në qoshe

Pesë sekonda në tabelë

Topin në duart e mia

5… 4 … 3 … 2 … 1

Do të të dua gjithnjë

Kobe

https://www.youtube.com/watch?v=9saQ-4_8Csk

Top Channel