Çfarë lidhje ka Antoneta e “Përputhen” me Taynën?
Antoneta ka fituar zemrat e të gjithë teleshikuesve të emisionit “E diell” dhe rubrikës “Përputhen”. Bukuroshja bjonde është komplimentuar shpesh për ëmbëlsinë e saj dhe sinqeritetin. Ajo tanimë ka arritur të ketë grupin e saj të fansave dhe një numër të madh ndjekësish në Instagram. Dhe ne te “revistawho.com” zbuluam se ajo është mikeshë e ngushtë me reperen Tayna. Antoneta ka postuar shpeshherë foto në shoqërinë e Taynës ç’ka tregon se vajzat janë shumë mikesha.
Deri tani Antoneta nuk ka folur ndonjëherë për miqësinë me Taynën por le të presim që në vazhdim të mësojmë më shumë.