Meghan Markle prish paktin me Mbretëreshën: Gjithë e vërteta mbi Kate Middleton

Meghan Markle konfirmon se ajo është rebelja e Familjes Mbretërore dhe, sipas disa thashethemeve, ajo do të ishte e gatshme të prishte paktin me Mbretëreshën, duke dhënë një intervistë të gjatë televizive, në të cilën do të flasë, ndër të tjera, për marrëdhëniet me Kate Middleton. Këtë e zbuloi Daily Mail e cila arriti të përgjonte Ellen DeGeneres, prezantuesen amerikane dhe yllin e shfaqjes së vet, e cila ka konfirmuar një takim me gruan e Harryt para kamerave.

Për ca kohë u fol për një intervistë të mundshme me Meghan Markle në TV. Një temë e trajtuar edhe gjatë samitit të Sandringhamit dhe mbi të cilën Mbretëresha ishte shfaqur e palëkundur. Kurora në fakt dëshiron të mbrojë me çdo kusht privatësinë e familjes mbretërore, duke filluar nga përplasja mes Kate dhe Meghan, për të cilën është folur shumë.

Gjatë samitit, Meghan dhe Harry mendohet që kanë garantuar se nuk do të jepnin intervista, por Markle tashmë mendohet që ka ndryshuar mendje. Ajo dhe Ellen kanë qenë mikesha për disa vite dhe janë takuar për herë të parë në një takim, ku ish-ylli i “Suits” adoptoi qenin e saj të dashur. Me kalimin e kohës lidhja është forcuar, aq shumë sa prezantuesja kishte arritur në Frogmore Cottage pas lindjes së Archie, për të njohur djalin më të madh të Dukeshës së Sussex dhe për ta uruar.

E pavendosur mes Oprah Winfrey, një mikeshë e shkëlqyer e nënës së saj Dora dhe Ellen DeGeneres, Meghan përfundimisht mendohet që ka zgjedhur këtë të fundit. Intervista, siç zbulon Daily Mail, do të zhvillohet shumë shpejt, sapo ylli i Hollivudit dhe fëmija i dytë i Lady Diana të zgjidhin disa çështje.

Temat e prekura mund të jenë shumë të ndjeshme. Jo vetëm lidhja me Mbretëreshën Elizabetë II dhe mungesën e tolerancës së rregullave të rrepta të oborrit, por edhe distancën midis Harryt dhe Williamit dhe veçanërisht grindjet me Kate Middleton. Burimet e Pallatit raportojnë se dy kunatat nuk kanë folur prej muajsh dhe se Katerina nuk ka kontaktuar me Meghan pas skandalit të Megxit, sepse ajo ishte akoma shumë e zemëruar dhe e zhgënjyer. / meb.al