(VIDEO) Arian Çani fton për herë të parë të bijën në “Zonë e Lirë”
Nga politikanët, e deri tek emrat e njohur të showbizit, kanë qenë të shumtë personazhet që kanë pranuar ftesën për në “Zonë e Lirë”. Mbrëmjen e djeshme, Arian Çani ka përjetuar emocione të forta, pasi në studion e tij ka shkuar për herë të parë e bija, për të folur rreth rolit të saj në një shfaqje teatri.
Vogëlushja ka patur po aq emocione sa i ati, ndërsa ky i fundit nuk ka pritur gjatë për të zbuluar lidhjen mes të dyve. “Ti ke mbiemrin tim më duket? Po ç’ne që ke mbiemrin tim? Çfarë jemi me bashkë? Do e themi apo jo?”, E ka ngacmuar Çani, Joanën, e cila është përgjigjur: “Familje”.
“Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, emocion i paparë”, është shprehur Çani, duke zbuluar kështu të bijën për publikun. Gjithmonë i rezervuar lidhur me jetën private, këtë herë entuziazmi që Joana do të ngjitet në skenën e teatrit e ka shtyrë Arianin t’i thyejë rregullat. /News31.al