Foto me barkun e rrumbullakosur: Kourtney Kardashian shtatzënë për herë të katërt?
Kourtney Kardashian është bërë kryefjala e mediave së fundmi, pas publikimit të një fotoje ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
“Je shtatzënë?”- ishte pyetja e bërë më shpesh në komentet e saj në postim dhe të gjithë nisën të mendonin se Kourtney dhe Bendijima po bëhen me një bebush.
Mirëpo, Kourtney është përgjigjur duke mohuar të gjitha aludimet.
“Do të dëshiroja”- tha ajo, duke lënë të kuptohet se megjithëse nuk është shtatzënë, çifti dëshiron një fëmijë.
Mbase në të ardhmen Kourtney do të bëhet nënë për herë të katërt, pas tre fëmijëve të saj Mason, Penelope dhe Reign.