Ornela Muti gjithmonë sensuale, në pasarelë në moshën 65 vjeçare
Për të koha nuk ka asnjë rëndësi, edhe pse kete vit do te mbushi 65-vjeç. Që kur ka dalë për herë të parë në ekranin e madh, në 1970 ajo është një ikonë e padiskutueshme e joshjes dhe sensualitetit. Me bukurinë e saj dhe pak ‘djallëzi’ në sytë e saj të kaltër, ajo ka hyrë në ëndrrat e gjeneratave të italianëve.
Se fundmi, diva ka bërë hapat e parë edhe në botën e modës. Ka qenë stilistja Ulyana Segeenko, që ka vendosur ta bëjë modele dhe e ka zgjedhur si ambasadore të brandit të saj për fashion show.
E piketuar tek bukuria e saj pa kohë, Ornella ka sfiluar pranë Dita von Teese, që është 47 vjeç dhe Natalia Vodianova, 37.
Ornela Mutti ka pranuar sfidën duke treguar të gjithë joshjen e saj, në pasarelë dhe në backstage.
Për këtë rast artistja është veshur ultra chic. Me një coat-dress lëkure me kopsa me gurë të çmuar, doreza dhe këpucë argjendi, artistja italiane është shfaqur e mrekullueshme. Në kokë Muti kishte vënë një ‘kapele’ në formë gote kokteil, e gjitha prej kristali.
Provokuese dhe djallëzore, siç ajo është, Naike ka fotografuar nënën e saj gjatë momenteve të pushimit, ku shfaqet topless, e veshur vetëm me një palë tanga të zeza dhe taka të larta. Një pamje perfekte dhe të pasme të tonifikuara, që do i kishin zili edhe 20-vjeçaret.