Ndjekësi ofendon Kejsin, Stresi i del në mbrojtje publikisht
Po përflitet prej disa ditësh se Kejsi dhe Stresi mund të jenë rikthyer me njëri-tjetrin. Shkak për këtë u bë unaza që Kejsi mban në gishtin e martesës. Ndërsa së fundmi Stresi i ka dalë në mbrojtje Kejsit publikisht. Reperi ka publikuar në ‘Instagram’ një pjesë nga kënga “Maje zemrën” dhe njê koment i ka tërhequr atij vëmendjen. “Aman o Arkimed jè bërë si budalla nga një femër, ajo është një copë analfabeteje që s’di të formulojë fjali, ti ngele pas saj”, i shkruan fansi. Stresi nuk ka hezituar t’i përgjigjet menjëherë, duke i thënë: “Ktheje kokën mbrapa e bo gati listën e dasmë”. Ky koment tregon hapur që Stresi ruan akoma mjaft respekt për Kejsin, por nuk dihet nëse mes tyre ka diçka më shumë se kaq.