Çfarë veprimi bëri Kejsi pasi u tha se kënga e fundit e Stresit është një dedikim për të?

Stresi dhe Kejsi janë një nga dyshet më të përfolura në rrjet për shkak të raportit të tyre mjaft të komplikuar. Ata kanë vendosur herë pas here të largohen nga njëri-tjetri, megjithatë duket se asnjëherë nuk i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Së fundmi Stresi publikoi projektin e fundit muzikor, të quajtur ‘Zemrën maje’, e cila mendohet të jetë një dedikim për Kejsin. Komentet në rrjet rreth këtij projekti kanë qenë të ndryshme, ndërsa vetë Kejsi ka vendosur ta publikojë këngën në llogarinë e saj në ‘Instagram’. “Fjalët brenda po i mbaj”, ka shkruar ajo krah videos, shoqëruar me disa emoji.

Kejsi-2

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ajo publikoi një foto ku shfaqej me unaza në duar, duke i lënë ndjekësit të mendonin se është rikthyer sërish me reperin. Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur me dyshen, megjithatë kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë ata./revistawho.com