“Të urrej se të kam dashur. Lakmitare, mendove se dashuria është para”, Mozzik i dedikon këngën Loredanës?

Mozzik publikoi sot këngën e tij të fundit “Edhe ti” në bashkëpunim me Tayna-n.

Por duket se teksti i kësaj kënge është një dedikim për ish partneren e tij Loredanën.

Teksti flet për një ndarje mes një çifti për shkak se vajza është lakmitare dhe mendon vetëm për para.

“Lakmitare, ke menu qe dashnia o veq pare,”– thotë reperi në këngën e tij.

Ndërsa më pas drejtohet duke thënë: “Sëmundje e pashërusheshme. Per mu u bone e pa durushme. Ta Kisha dhez njo t’fort hundve, Ama na sjemi t’ktyne punve.”

Pak ditë më parë Mozzik e quajti Loredanën një gënjeshtare dhe se përdorte vajzën e tyre Hanën për viktimizim, pas intervistës së saj ku folën për ndarjen e tyre.

Ndër të tjera Mozzik këndon: “T’urrej se t’kom dasht. Ma zi Se kafsh. Po futja ndasht. Se ndashni rash e gjithqka pash. Kur filloj xhepi me mu trash, emocionet em kan ik, i kom lon n’plazh.”

Dhe fansat janë të bindur se kjo këngë i kushtohet reperes.