Detaje të tjera që na bëjnë të besojmë se Klajdi Haruni dhe Morena Taraku janë bashkë në Tailandë
…Dhe siç ju thamë, Klajdi Haruni dhe Morena Tarkaku kanë zgjedhur të njejtin destinacion për pushimet e dimrit. Duket se ka diçka të veçantë natyra ekzotike e Tailandës dhe Klajdi me Morenën po na e dëshmojnë postim pas postimi.
Pas ‘like’-ve të shkëmbyera në rrjet, zgjedhjes së përbashkët për Phi-Phi Island, dyshja gjenden në të njejtin hotel, e këtë e dëshmuan fotot e publikuara në InstaStory. Si për (shumë!) çudi, si Morena, ashtu dhe Klajdi, kanë vendosur të vizitojnë kopshtin zoologjik, me vetëm një ndryshim: Taraku është tërhequr nga tigrat, ndërsa këngëtari ka publikuar videon e një majmuni duke ngrënë. (Ok, nuk po themi gjë, vetëm se, si shumë rastësi u bënë, apo jo?)
Kështu është kur merr kitaren me vete deri në Tailandë, krejt papritur në të njejtin plazh, në të njejtin hotel, madje dhe në të njejtin kopsht zoologjik, të shfaqet Morena Taraku. Presim të informohemi se ku e pijnë kafen e mëngjesit secili, nga besniku ynë investigativ si gjithmonë, miku më i dashur, Instagram. Sikur të bënin dhe ‘tag’ njëri-tjetrin, nuk do të ishte keq, kështu do të ishim ne të parët që do të zbulonim çiftin më të ri të showbizit shqiptar.
News31.al